persee.fr

Atintanët: një rivështrim mbi territorin dhe historinë e tyre / Les Atintanes, un nouvel aperçu de leur territoire et de leur histoire - Persée

  • ️Ceka, Neritan
  • ️Tue Mar 19 2019

doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw

Page 5

Neritan CEKA

ATINTANËT: NJË RIVËSHTRIM MBI TERRITORIN DHE HISTORINË E TYRE

Hyrje

Ndërmjet bashkësive territoriale ilire, të njohura përgjithësisht si fise (gevno~),

atintanët zënë një vend të veçantë në ngjarjet historike të zhvilluara në prapatokën e Apollonisë në fund të shek III dhe fillimin e shek. II p. Kr. Studiuesit që kanë trajtuar këto ngjarje i kanë konsideruar përgjithësisht atintanët si një entitet etnik, si një nga popullsitë e mëdha të Ilirisë së Jugut, apo të Epirit, duke u ndarë për sa i përket shtrirjes gjeografike të tyre. Hasan Ceka ishte i pari që i kushtoi një artikull të veçantë lokalizimit dhe historisë së atintanëve1, ku i konsideron ata si një fis ilir me shtrirje në prapatokën e Apollonisë, në krahinat e sotme të Mallakstrës, Skraparit dhe Oparit, duke përjashtuar trevën e Beratit, si dhe luginën e Drinosit. Mbi bazën e te dhënave të autorëve të lashtë dhe atyre epigrafike, ai bëri edhe rindërtimin e historisë atintane në një formë që nuk ka ndryshuar shumë nga studimet e mëvonëshme. N. G. L. Hammond, që e rimori në shqyrtim problemin atintan në dy studime të tijat2, të pasura me informacion, por që sjellin një konfuzion të pabazuar në sajimin e dy popullsive: atintani

ilirë në Çermenikë dhe atintanes epirotë në luginën e sipërme të Drinos deri në kufi me Maqedoninë3. S. Islami i vendos atintanët në Mallakastër e Skrapar, por jo në Opar dhe as në luginën e Drinosit4. P. Cabanes e vendos Atintaninë në bregun e djathtë të Aosit, nga Tepelena në fushën e Myzeqesë, duke përfshirë Mallakastrën dhe Skraparin, por jo luginën e Drinos5. ILIRIA NR. XXXIV