Rishikim mbi topografinë e Durrësit antik në dritën e të dhënave të reja arkeologjiko-historike / Review of the ancient Durrës topography in light of the new archaeological and historical data - Persée
- ️Shehi, Eduard
- ️Mon Jun 14 2021
RISHIKIM MBI TOPOGRAFINË E DURRËSIT ANTIK NË DRITËN E TË DHËNAVE TË REJA ARKEOLOGJIKO-HISTORIKE Eduard SHEHI
1 Islami 1972, 7-20 ; Prendi 1976, 89-100 ; Islami 1976, 101-112 ; Ceka 1977-1978, 249-262 ; Ceka 1983, 135-192 ; Islami 1984, 5-17 ; Ceka 1985, 119-161.
2 Ceka 1998, 121-128. Për Lezhën : Oettel 2014, 23-40. Për Durrësin : Shehi 2014, 407-424 ; Abadie-Reynal etj. 2016 ; Abadie-Reynal etj. 2017, 393-408. Për Dimalen : Muka, Heinzelmann 2014, 219-
227. Për Orikun : Shpuza, Descoeudres 2014, 229-240. Për Phoiniken : De Maria, Gjongecaj 2014, 199-217.
3 Hidri 1976, 252-253 ; Hidri 1997, 123-124 ; Miraj 1983, 100-106 ; Miraj 1986, 165-167 ; Miraj 1991, 249-258 ; Miraj 1994, 209-210.
4 Shehi 2007, 186-192 ; Shehi 2014, 407-424. Santoro etj. 2010, 300-312. Në të gjithë artikujt e tjerë në vazhdim nga kjo studiuese rimerren pothuaj të njëjtat ide, me shumë pak ndryshime të reja.
5 Teoritë më të njohura dhe përhapura sot, të rimarra herë pas here nga studiuesit modernë janë paraqitur nga Heuzey, Daumet 1876 dhe Praschniker, Schober 1919. Për një konceptim tërësisht ndryshe dhe kundër rrjedhës shiko Zheku 1997, 95-119.
Diskutimet mbi zhvillimin urban të qyteteve antike në territorin e Shqipërisë kanë përbërë një temë me interes dhe në evoluim të vazhdueshëm, veçanërisht për formën, konceptet e trajtuara dhe kundërvëniet e tyre para1 dhe pas vitit 19902. Pikënisja e këtyre diskutimeve ka pasur si bazë, ndër të tjera, dy aspekte shumë të rëndësishme: kufijtë e qytetit dhe përshtatjen e tyre me relievin. Në formë të ngjashme janë zhvilluar diskutimet edhe për qytetin e Durrësit. Për arsye të veçantive që mbart ky qytet studimet mbi tematika të tilla kanë qenë më të pakta, të shkëputura dhe të shpërndara në artikuj me tema të ndryshme3. Në dhjetëvjeçarin e fundit ka pasur një shtim të përpjekjeve për të kuptuar dhe interpretuar më tej këto dy çështje në artikuj dedikuar aspekteve urbanistike4. Edhe më të rralla kanë qenë përpjekjet për të lidhur njohuritë e terrenit me legjendat e themelimit për të sqaruar aspekte të origjinës, zhvillimit dhe organizimit të qytetit antik5. ILIRIA XLI