Jugosllavia - Wikipedia
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
![](https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/6/6d/Yugo3.jpg)
Jugosllavia (serbokroatisht dhe sllovenisht: Jugoslavija, maqedonisht: Југославија) është emërtimi për tre shtete në Evropën juglindore, që kanë ekzistuar nga viti 1918 deri në vitin 2003, që u krijuan si prirje e popujve jugosllavë (serbëve, kroatëve, sllovenëve, boshnjakëve, sllavomaqedonëve).
![](https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/61/Flag_of_Yugoslavia_%281946-1992%29.svg/220px-Flag_of_Yugoslavia_%281946-1992%29.svg.png)
U krijua më 1918 si Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, më 1929 u emërua Mbretëria e Jugosllavisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore u pushtua nga fuqitë e Boshtit. Më 1943 partizanët shpallën Jugosllavinë Federative Demokratike, për tu riemëruar më 1945 si Republika Popullore Federative e Jugosllavisë, e pastaj më 1963 si Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Pas shpërbërjes, më 1992, Serbia dhe Mali i Zi themeluan Republikën Federative të Jugosllavisë, që në vitin 2003 do të emërohet Bashkimi Shtetëror i Serbisë dhe Malit të Zi, që simolizon fundin e Jugosllavise.
![](https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/a/a4/Breakup_of_Yugoslavia-TRY2.gif/250px-Breakup_of_Yugoslavia-TRY2.gif)
Shtetet e sotme që ishin pjesë e RSFJ:
Emri | Kryeqyteti | Flamuri | Stema | Data e shpalljes së pavarsisë |
---|---|---|---|---|
Bosnja dhe Hercegovina | Sarajeva | ![]() |
![]() |
1 mars 1992 |
Kroacia | Zagrebi | ![]() |
![]() |
25 qershor 1991 |
Kosova | Prishtina | ![]() |
![]() |
17 shkurt 2008 |
Maqedonia | Shkupi | ![]() |
![]() |
8 shtator 1991 |
Mali i Zi | Podgorica | ![]() |
![]() |
21 maj 2006 |
Serbia | Beogradi | ![]() |
![]() |
22 maj 2006 |
Sllovenia | Lubjana | ![]() |
![]() |
25 qershor 1991 |