Masakra - Wikipedia
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
![](https://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/66/Eug%C3%A8ne_Delacroix_-_Le_Massacre_de_Scio.jpg/220px-Eug%C3%A8ne_Delacroix_-_Le_Massacre_de_Scio.jpg)
Masakra (fr. massacre) është akti i vrasjes së një numri të madh njerëzish në mënyrë mizore. Ka përkufizime që përkrahin supozimin se viktimat e masakrës janë të pambrojtur dhe nuk janë në gjendje për të parandaluar masakrën.[1] Për masakër mund të fliet edhe kur viktimat janë kafshë, jo vetëm njerëz.